Telegrafi

NFL: Saints triumfojnë në Super Bowl

Drew Brees doli fitimtar në duel me rivalin e Colts, Peyton Mannging, pasi ndihmoi Saints të rikthehen nga disavantazhi prej 10 pikësh në çerekun e parë të ndeshjes, për të fituar në fund.

“Ne besuam në veten tonë. E dinim se kishim të gjithë qytetin, ndoshta të gjithë vendin prapa. Ndjemë se ishte shkruar të ndodhte kështu. Ky ishte fati ynë”, ka thënë Brees, i cili ishte emëruar MVP (Lojtarë më i Vlefshëm)./Telegrafi/