Site icon Telegrafi

Neziri: Vazhdimi i mandatit të PSP-së varet nga bisedimet për qeverinë (Video)

Gjatë fushatës zgjedhore është folur shumë rreth vazhdimit të mandatit të PSP-së, por platforma e partive shqiptare duhet se nuk i ka dhënë rëndësi këtij institucioni. Safet Neziri, deputet shumëvjeçarë dhe funkdionarë i lartë në BDI, thotë se kjo varet nga mënyra se si do të zhvillohen bisedimet dhe cili koalicion qeveritarë LSDM ose OBRM-PDUKM do të jetë më dominues, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë periudhë tre javore do të bisedohet për formimin e qeverisë. Këtu do të ulen të gjithë pëfaqësuesit politik dhe mbetet të shihet në këtë periudhë se kush, çfarë dhe si. Kush do të dorëzohet, kush do të jetë dominant në kërkesa, cilat janë nevojat reale, PSP-ja dhe gjithë nevojat tjera të qytetarëve në Maqedoni, do t’i shohim në këtë periudhë”, ka thënë Safet Neziri në një intervisët për Nova TV./Telegrafi/

Exit mobile version