Site icon Telegrafi

Neziri: Takimi i liderëve, tentativë e BDI-së për të rifituar legjitimitetin e humbur (Video)

Takimi i liderëve shqiptarë është tentim i BDI-së për të rifituar legjitimitetin që e humbi në zgjedhje, vlerëson analisti politik Xhelal Neziri. Sipas tij shqiptarët votuan për ndryshime në skenën politike dhe çfo bashkim jashtë atij vullneti nuk është i arsyeshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai për Alsat-M e quan hap të gabuar pjesëmarrjen e Aleancës për Shqiptarët, kurse bojkotin e Besës si të arsyeshëm meqë kjo parti dëshiron të profilizohet në opozitë.

Ahmeti, Sela, Memeti dhe Ostreni pas takimit të djeshën nuk dhanë detaje mbi agjendën e diskutimeve por premtuan se takimet do të vazhdojnë deri në formimin e një platforme të pëbashkët kurse ftesa për partitë tjera mbetet e hapur./Telegrafi/

Exit mobile version