Prishtina do të përballet me Gjilanin në javën e 27-të në elitën e futbollit kosovar.
Prishtinasit ende po shpresojnë në një vend në garat evropiane dhe nuk janë dorëzuar për titullin e kampionit.
Njëri nga futbollistët më të mirë të Prishtinës këtë edicion është edhe Mërgim Neziri.
Gjilanasi që po aktivizohet me kryeqytetasit ka thënë për faqen zyrtare të klubit se pikët e plota do t’i takojnë skuadrës së tij.
“E mirëpresim Gjilanin, por mikpritja nuk do të ndodh duke i dhuruar pikë”.
“Pikët e plota do të mbesin tek ne, sepse qëllimi ynë për një vend në garat evropiane nuk do të shihet deri në momentin e fundit”, ka thënë mbrojtësi majtë, Mergim Neziri. /Telegrafi/