Site icon Telegrafi

Neziri: Për shkak të një aferë dashurie Ahmeti ndryshoi ministrat (Video)

Analisti Xhelal Neziri mbrëmë ka komentuar ndryshimet e fundit në qeverinë e Maqedonisë ku ka thënë se afera e dashurisë që u pulbikua në internet ishte ogur për ndryshimet e ministrave të BDI-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Neziri në emisionin Intervista në TV Shenja tha ”Unë nuk dëshiroj t’i shoh të gjithë funksionarët e BDI-së janë të zhytur në afera mirëpo ky vendim i BDI-së tregon se shumica prej tyre kanë qenë të shantazhuar me materiale të ndryshme kompromentuese që kanë të bëjnë me partinë. Krejt kjo nuk mund të quhet as reformë. Nëse do të ishte reformë do të ndodhte në kohën e riformatimit të qeverisë e as pas zgjedhjeve. Tani pas materialeve që dolën dhe paralajmëroheshin se dëshmojnë një marrëdhënie dashurie mes dy funksionarëve të BDI-së, ndodhi tërmet në BDI.” tha mes tjerash Neziri./Telegrafi/

Exit mobile version