“Me ekipet e mëdha po motivohemi më lehët dhe po tregojmë lojëra të mira. Kështu bëmë me Prishtinën e Hysin, kështu besoj se do të bëjmë edhe me Llamkos Kosovën dhe do të arrijmë që edhe nga ta të marrim rezultat të mirë”, tha gardiani i Fushë Kosovës, Flamur Neziri i cili pavarësisht pozitës në renditje thotë se Fushë Kosova mund të mbijetojë.
“Varet çfarë organizmi do të bëjmë në afatin e janarit dhe çfarë përforcime do të sjellim. Nëse organizohemi si duhet mendojë se mund të shpëtojmë pasi që niveli i skuadrave tjera nuk dallon shumë”, tha Neziri që Fushë Kosovë iu bashkua gjatë verës nga Prishtina.
Në anën tjetër sulmuesi i Llamkos Kosovës, Lerat Emini, nuk bazohet në atë nëse Prishtina e Hysi janë ndalur dhe se mund të ndalen edhe ata.
“Unë nuk bëjë krahasime të tilla. Prishtina ka koncept tjetër të lojës, Hysi gjithashtu edhe ne tjetër. Ne shkojmë për të treguar lojën tonë dhe për të fituar. Se kush është ndalur e kush jo atje, te ne kjo nuk do të ndikojnë”, tha Emini, i cili e pranon se i pret një ndeshje e vështirë, por ata kanë potencial për ta përballur këtë sfidë.
“Fushë Kosova është ekip i vështirë për tu mundur, pasi që ka edhe tifozë të mirë. Ne shkojmë komplet dhe si lider që jemi, shkojmë për të fituar. Besojmë se me një lojë të mirë do të ia arrijmë qëllimit”, tha Emini.
Të rikujtojmë, nesër luhet vetëm një ndeshje ajo ndërmjet Prishtinës e Dritës, ndërsa të dielën, ballafaqohen: Ferizaj, Trepça, Trepça’89 – Hysi, Besa – Drenica dhe Feronikeli – Hajvalia. /Zëri/Telegrafi/