Telegrafi

Neziri e Rexha udhëhoqën Vëllaznimin drejt fitores ndaj Vushtrrisë

(Foto: kosovahandball.info)

Vëllaznimit i ka takuar ndeshja interesante me Vushtrrinë. Të dielën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimi fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 38-35. Ndeshja i ka takuar xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Mysafirët nga Vushtrria kanë shfaqur më shumë në pjesën e parë. Ishin vazhdimisht në epërsi, që në disa raste shkoi në katër gola. Megjithatë vendasit u kthyen dhe pas 30 minutave rezultati ishte 22-20 për vendasit.

Pjesën e dytë më mirë e nisi Vëllaznimi që krijoi epërsi deri 28-24 e më pas 30-25. Epërsia më pas shkoi në gjashtë gola, (34-28, 36-30). Në fund rezultati ishte 38-35.

Arbër Neziri dhe Florian Rexha shënuan nga 10 gola për ta udhëhequr Vëllaznimin drejt fitores. Nga gjashtë i kishin Egzon Lluka e Ardi Halili.

Dhjetë gola te Vushtrria i shënoi Armend Karaça. Fitim Klinaku shënoi gjashtë gola, kurse nga katër i kishin Erkan Abazxhiku e Egzon Ademi.