Madje këtë të fundit e kishin paraqitur edhe në federatë si përforcim të madh në çastet e fundit të afatit të kalimit të futbollistëve. Megjithatë, Neziri nuk ishte në portën e Fushë Kosovës në ndeshjen e parë kundër Hysit.
Ai është në Shkodër dhe ka gjasa reale që në vazhdim të karrierës t’i mbrojë ngjyrat e Vllaznisë, pasi tashmë është duke biseduar me drejtuesit e kësaj skuadre, raporton Zëri.
“Kam ofertë nga Vllaznia. Për momentin jam në Shkodër dhe jam duke biseduar me drejtuesit e klubit, por tash për tash nuk ka ndonjë marrëveshje. Duket se deri ditën e mërkurë do të qartësohen të gjitha dilemat. Kisha një test kundër Teutës që e kalova me sukses dhe shpresoj se çdo gjë do të përfundojë si është më së miri”, tha për Zërin ish-portieri i disa skuadrave kosovare, Neziri. /Telegrafi/