Telegrafi

Neziraj po qëndron në Calgary të Kanadasë

Neziraj do të ketë një sërë takimesh, përfshirë edhe ato me drejtorin artistik të “Sage Theatre”, Kelly Reay, drejtorin artistik të “Downstage rehersal”, Simon Mallett, drejtorin artistik të “High Performance”, Michael Green, drejtuesit e “Vertigo Theatre”, Mark Bellamy dhe Nathan Pronyshyn.

Neziraj, po ashtu do të vizitojë edhe Universitetin e Calgaryt, pastaj Big Secret Theatre, Grand Theatre si dhe do të takohet edhe me e njohur kanadeze Sharon Pollock, drama e të cilës është përkthyer së fundi në shqip dhe do të ketë premierën këtë vit në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Në vizitën e tij në Calgary, Neziraj do të ketë edhe një prezantim për teatrin kosovar, me titull “Teatri në Kosovë- para dhe pas luftës”.

Qëllimi i kësaj vizite është krijimi i bashkëpunimit mes Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe teatrove e institucioneve teatrore në Calgary të Kanadasë. /Telegrafi/