Telegrafi

Neziraj padron i “New Plays from Europe”

40 padronët e këtij festivali janë dramaturgë të njohur nga 40 shtete të ndryshme të Evropës. Roli i tyre është të gjejnë dramat më interesante, dramaturgët dhe produksionet nga vendet e tyre për t`i rekomanduar ato te bordi artistik i këtij festivali.

Paralelisht me këtë, festivali po ashtu i fton padronët të jenë prezent gjatë festivalit që të japin një brendësi dhe përshkrim të jetës teatrore dhe shkrimit teatror në vendin e tyre.

E themeluar në Bon (atëherë e njohur si Bienalja Teatrore e Bonit) nga Tankred Dorst dhe Manfred Beilharz në vitin 1992, Bienalja Teatrore “New Plays from Europe” sot konsiderohet si festivali më i madh në botë i dramaturgjisë bashkëkohore, dhe luan rolin e një ‘seizmiografi” për artin teatror evropian.

Në edicionin e vitit 2008 kanë marrë pjesë 29 drama nga 24 shtete në 23 gjuhë të ndryshme, me përkthim simultan në gjermanisht. Këtë të arritur, organizatorët ua atribuojnë po ashtu edhe patronëve të festivalit.

Padronët luajnë një rol integral në konceptin unik të festivalit “New Plays from Europe”, që përbëhet nga një rrjetë dramaturgësh të eksperiencuar nga 40 shtete.

Padronë të tjerë të këtij festivali janë edhe: Hristo Boytchev (Bullgari), Biljana Srbljanovic (Serbi), Elvis Boshnjak (Kroaci), Dushan Jovanovic (Slloveni), Janusz Gloëacki (Poloni), Goran Stefanovski (Maqedoni), Eduardo Erba (Itali), Noelle Renaude (Francë), Stefan Capaliku (Shqipëri) etj.

Edicioni i radhës i këtij festivali do të mbahet nga 17 deri me 27 qershor 2010. /Telegrafi/