Site icon Telegrafi

Nezir Çoçaj jep dorëheqje nga PDK, thotë se më nuk do të jetë as votues i kësaj partie

Nezir Çoçaj ka dhënë dorëheqje nga Partia Demokratike e Kosovës.

Çoçaj në një postim në Facebook, ka shkruar se nga sot e tutje nuk do të jetë as votues i partisë.

“Lamtumirë PDK. Nga sot e tutje nuk do të jem as votues i thjeshtë i kësaj partie”, ka thënë ajo.

Çoçaj ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, por nuk kishte arritur të fitonte votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvend.

Ndryshe, Çoçaj vite më parë kishte qenë deputet i PDK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version