Site icon Telegrafi

Neymarit ‘i vidhet’ identiteti në Brazil, dikush kërkon ndihmë shtetërore në emër të tij

Neymar (Foto: Instagram/neymarjr)

Neymarit i është vjedhur identiteti në vendlindjen e tij – bëjnë të ditur mediat braziliane.

Raportohet se një person i ka shfrytëzuar të dhënat e sulmuesit të Paris Saint-Germainit duke kërkuar ndihmë për punëtorët gjatë pandemisë së coronavirusit.

Sipas UOL Esporte, përfaqësuesit e lojtarit nuk kanë qenë në dijeni për këtë gjë, derisa janë kontaktuar nga shtypi.

“Është e qartë se Neymari asnjëherë nuk ka kërkuar që ta shfrytëzojë këtë program dhe ne nuk e dimë se kush ka qenë në gjendje që ta bëjë”.

“Përfaqësuesit e futbollistit madje as nuk kanë ditur gjë lidhur me këtë ndihmë para se të kontaktoheshin nga shtypi”, ka thënë një zëdhënës i Neymarit për UOL Esporte.

Lexo po ashtu Forbes publikon listën e 10 futbollistëve më të paguar në vitin 2020, Ronaldo më i paguari

Braziliani është lojtari i tretë më i paguar në planet pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Gjatë 12 muajve të kaluar ai ka përfituar rreth 86 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version