Site icon Telegrafi

Neymarin e ‘tradhtojnë’ nervat, godet pas finales një tifoz në tribuna që po e kritikonte

Paris Saint Germain është mposhtur në finalen e Kupës së Francës nga Rennes.

Kampionët e Francës kishin epërsi të dyfishtë nga pjesa e parë 0-2, por në pjesën e dytë ndeshja u barazua 2-2 dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë e pastaj në penallti.

Në penallti më të saktë ishin futbollistët e Rennes të cilët edhe fituan Kupën e Francës.

E këtë humbje si duket rëndë e ka përjetuar ylli më i madh i PSG-së, Neymar.

https://www.youtube.com/watch?v=6FdfbMXDAsU

Futbollistët parisien ishin duke u ngjitur në tribunë për t’i marrë medaljet, ndërsa një tifoz po i fyente të gjithë për humbjen.

Kjo gjë nuk i pëlqeu Neymarit i cili fillimisht deshi t’ia thyej telefonin dhe e goditi tifozin dhe u nis për ta marrë medaljen e argjendtë.

Në atë moment nuk u bë asgjë më e madhe, por pamjet tregojnë qartë për goditjen që ia bëri Neymar tifozit.

Sipas medieve franceze, Neymar mund të dënohet nga FFF për gjestin e bërë. /Telegrafi/

Exit mobile version