Neymar nuk po mund të ndalet duke tallur lojtarët e PSG-së.
Protagonisti i cili bëri të pamundurën të mundur në duelin ku Barcdelonës i nevojiteshin tri gola për 8 minuta të fundit, nuk di të ndalet së qeshuri me kundërshtarët.
Vet Di Maria, i cili dikur luajti për Realin dhe ka urrejtje kronike ndaj Barcelonës – u pa pas golit të Cavanit në Camp Nou duke kërkuar heshtjen e të gjithëve, shkruan Telegrafi.
Këtë rast nuk e la pa e shfrytëzuar Neymar, i cili pas performancës së tij epike postoi një foto në rrjetin social Instagram duke ndryshuar edhe foton e profilit, ku shihet ai duke i kërkuar heshtje Di Marias.
Kjo është vetëm një nga shumë talljet që Neymari u ka bërë lojtarëve të PSG-së pas eliminimit historik të tyre nga Barcelona.
Barcelona mposhti PSG-në me rezultat 6-1 në Camp Nou për të siguruar kalimin tutje në Ligën e Kampionëve.
Barca realizoi atë që ishte rikthimi më spektakolar në historinë e futbollit, me Neymarin i cili shënoi dy gola dhe asistoi në golin e fitores në këtë takim. /Telegrafi/