Neymar ishte heroi i Brazilit në fitoren prej 2-1 kundër Kolumbisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Golin e parë të Selecaos e realizoi Miranda në fillim të takimit (2’), ndërsa Marquinhos realizoi autogol pas harkimit nga James Rodriguez (36’)
Sulmuesi i Barcelonës shënoi golin e fitores për përfaqësuesen e tij (74’), në sfidën e zhvilluar në Manaus.
https://www.youtube.com/watch?v=Nvtv8L_Zza4
Nga ana tjetër, Argjentina ka luajtur baras (2-2) në ndeshjen kundër Venezuelës, ku mungoi Lionel Messi që është i lënduar.
Juanpi (35’) dhe Josef Martinez (53’) krijuan epërsi të dyfishtë për Venezuelën, ndërsa Lucas Pratto (58’) dhe Nicolas Otamendi (83’) i barazuan shifrat. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QqvVbKvmF0Y