Kylian Mbappe është i përgatitur të nënshkruajë një kontratë të re dhe të qëndrojë te Paris Saint-Germain, nëse Sergio Ramos arrin nga Real Madridi.
PSG është i gatshëm t’i ofrojë Ramosit një kontratë tre-vjeçare me vlerë 60 milionë euro për ta bindur atë të largohet nga Mbretërit.
Një transferim i spanjollit në Parc des Princes nuk është i pamundur dhe tashmë janë mobilizuar edhe yjet e klubit për ta bindur atë.
Eksperti spanjoll Alfred Duro ka folur për El Chiringuito, ndërsa ka thënë se kapiteni i PSG-së, Neymar, e ka thirrur Ramosin për ta inkurajuar atë të bëjë transferimin në Paris.
“Sergio, nëse nënshkruan për PSG-në, të njoftojë se unë do të rinovoj për PSG-në të nesërmen, por pas meje, diçka tjetër do të ndodhë… një tjetër do të rinovojë, Kylian Mbappe do të rinovojë”.
“Nëse ju bashkoheni me PSG-në, ne do të fitojmë të paktën dy Kupa Evropiane”, zbulon Duro për bisedën e Neymarit me Ramosin.
Ndryshe, kontrata e Ramosit në Real Madrid skadon në qershor të 2021, ndërsa palët janë larg një marrëvfeshje rinovimi. /Telegrafi/