Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, është duke e kryer punën e tij që ta bind Lucas Lima që ta bashkohet në janar me klubin.
Blaugranat janë duke kërkuar mesfushor për tu përforcuar dhe lojtari i Santosit pëlqehet shumë.
“Ai është një mik i imi i madh dhe unë jam duke e inkurajuar që të vijë te Barcelona”.
“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, do ta pres me krahë të hapur”, ka thënë Neymar.
Lima për agjent e ka babain e Neymarit, ndërsa në të shkuarën futbollisti ka qenë në lidhje me motrën e lojtarit të Barcelonës.
Ndryshe, pasi u nda nga Lima, motra e Neymarit është lidhur me sulmuesin e Interit, Gabriel Barbosa. /Telegrafi/