Paris Saint-Germaini fitoi me rezultat 4-0 ndaj Montpellierit në Ligue 1.
Neymari shënoi dy gola në takim dhe bëri një paraqitje fantastike në fazën sulmuese.
Në minutën e 54 të pjesës së dytë braziliani dhuroi spektakël, ashtu si në kohët kur luante në Brazil.
Ish-sulmuesi i Barcelonës dribloi me qetësi lojtarët e Montpellier dhe në fund u ndalua në mënyrë të palejuar.
https://www.youtube.com/watch?v=2wcGHAhZbR0
Pas kësaj ndeshje PSG renditët në vendin e parë të Ligue 1 me 59 pikë, kurse Montpellieri në vendin e shtatë me 31 pikë.
Neymar ka shënuar 17 gola deri më tani këtë sezon dhe ka dhuruar 11 asistime. /Telegrafi/