Telegrafi

Neymar zbulon ekipin e tij të ëndrrave, shumëkujt nuk do t’i pëlqej

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka befasuar të gjithë pasi i pyetur për të ardhmen ai nuk mendon të përfundojë karrierën e tij në ‘Camp Nou’.

Neymar ka zbuluar se në të ardhmen mund të transferohet në Brazil pasi ai gjithmonë ka ëndërruar për të luajtur me skuadrën braziliane, Flamengo, shkruan Goal.com.

“Në qoftë se unë mund, do të doja të luaj për Flamengon, do të jetë një nder i madh për mua që të luaj në Maracana. Unë do të luaj atje gjatë gjithë ditës. Është një klub ku unë dua të luaj”, ka deklaruar Neymar.

Kaq ka mjaftuar që në media të përflitet një largim i mundshëm i Neymarit pas vitit 2021.

Këto fjalë nuk iu kanë pëlqyer tifozëve të Santosit, nga ku edhe lojtari ka nisur futbollin.