Site icon Telegrafi

Neymar, ylli i ri i futbollit në Arabinë Saudite: Shiten më shumë se 10,000 fanella brenda shtatë orëve

Lëvizja e Neymar në Arabinë Saudite ka ndezur një valë të re entuziazmi për futbollin në Lindjen e Mesme.

Braziliani u largua nga Paris Saint-Germain për t’u bashkuar me Al-Hilal për 90 milionë euro, duke shënuar praninë e tij në një ligë gjithnjë e më të populluar nga yje ndërkombëtarë.

Veçanërisht, fanella me nr.10 u shit me shpejtësi brenda disa orësh pas prezantimit të tij si lojtar i Al Hilal.

Siç raportohet nga L’Equipe, një anëtar i stafit nga dyqani zyrtar i Al-Hilal në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite, zbuloi se rreth 10,000 fanella u shitën në internet në një hark kohor prej vetëm shtatë orësh, pas njoftimit zyrtar të transferimit të Neymar .

“Është hera e parë që e shoh këtë”, ka thënë një tjetër punonjës i dyqanit, duke shtuar se shitja fizike ishte e ngjashme, me të gjitha fanellat e disponueshme me emrin e Neymar, duke u shitur brenda pak minutash.

Lexo po ashtu Çfarë e pret Neymar në Arabi? Ja me kë do të luajë në një skuadër

Tifozët janë vërtet të kënaqur me ardhjen e brazilianit dhe mezi presin debutimin e tij.

“Djali im po ndiqte lajmet e transferimit të tij në rrjetet sociale çdo ditë. Ne mezi presim ta shohim në fushë dhe shpresojmë se do të shpëtojë nga lëndimet”, ka thënë një tjetër tifoz i Al-Hilal jashtë dyqanit.

Lexo po ashtu Këta pesë gjigantë evropianë e refuzuan Neymarin – ai ishte i detyruar te shkojë në Arabinë Saudite

Prezantimi zyrtar i Neymar si lojtar i klubit saudit do të bëhet të shtunën e ardhshme në stadiumin ndërkombëtar King Fahd.

Al-Hilal ka ofruar emra të shquar si Ruben Neves, Sergej Milinkovic-Savic, Kalidou Koulibaly dhe Yassine Bono. /Telegrafi/

Exit mobile version