Site icon Telegrafi

Neymar vijon fazën e rikuperimit në shoqërinë e vajzës së tij

Foto: Neymar/Instagram

Sulmuesi brazilian, Neymar, vazhdon procesin e rikuperimit pas operacionit në gjurin e majtë.

Seanca më e fundit stërvitore ishte e veçantë, pasi ishte në shoqërinë e vajzës së tij të vogël.

Ky moment është ndarë nga braziliani në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.

Foto: Neymar/Instagram

“Sot ajo shoqëroi babin në stërvitje”, ka shkruar lojtari.

Sulmuesi i Al Hilalit, por stërvitet veçmas nga shokët e tij të skuadrës (të cilët janë në stërvitje në Evropë), për t’u rikuperuar nga operacioni për këputjen e ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe meniskut në gjurin e majtë të pësuar teksa luante për Brazilin më 17 tetor 2023. /Telegrafi/

Foto: Neymar/Instagram
Foto: Neymar/Instagram
Foto: Neymar/Instagram
Exit mobile version