Braziliani ka qenë i lidhur me një largim nga klubi katalunas këtë verë, me PSG dhe Man Utd të interesuar, por ka bërë të ditur se ai do të qëndrojë në Camp Nou.
Neymar ka konfirmuar se ai do të qëndroj në Barcelonë, pasi presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, zbuloi se pret që braziliani të finalizoj një zgjatje të kontratës në ditët e ardhshme.
Ylli e Brazilit ka qenë i lidhur me një lëvizje të madhe të parave në Paris Saint-Germain ose Manchester United gjatë kësaj vere, por tani e ka vënë pendën në letër në një kontratë të re me skuadrën nga Camp Nou.
Ishte vet sulmuesi 23-vjeçari që ka deklaruar me anë të rrjetit social ‘Twitter’, zgjatjen e kontratës me klubin katalun.
“Jam shumë i lumtur për të mbajtur të gjallë këtë ëndërr. Gëzuar Barça dhe gëzuar Katalunia”, ka shkruar Neymar. /Telegrafi/
Muito feliz de continuar vivendo esse sonho! VISCA BARÇA y VISCA CATALUNYA ?? pic.twitter.com/N8KXEgt5eA
— Neymar Jr (@neymarjr) June 30, 2016