Telegrafi

Neymar u paraqit në gjykatën spanjolle – aty ku u kërkua dënimi me burg dhe gjobë e majme

Neymarit iu desh të bënte një rrugëtim jo edhe aq të shkurtë, pasi luajti në Le Classique kundër Marseille të dielën mbrëma.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain u paraqit në gjyq për akuza për mashtrim dhe korrupsion në Barcelonë.

Dhe pasi mbërriti herët në gjykatë të hënën në mëngjes, Neymar u lejua të largohej para drekës për ta ndihmuar atë të rikuperohej nga loja gjatë fundjavës, me avokatin e tij që pretendoi se ai ishte i lodhur pasi luajti dhe bëri një test anti-droge pas ndeshjes.

Firma braziliane e investimeve DIS ka kërkuar që sulmuesi i Paris Saint-Germain të dënohet me pesë vjet burg dhe 130 milionë funte gjobë.

Por, prokurorët spanjollë thuhet se po kërkojnë një dënim me dy vjet burg dhe një gjobë prej 10 milionë euro për Neymarin.

Ata po kërkojnë gjithashtu një dënim me pesë vjet burg për ish-presidentin e Barcelonës Sandro Rosell dhe një gjobë prej nëntë milionë euro për klubin.

DIS zotëronte 40 për qind të të drejtave të Neymar në kohën e transferimit të tij nga Santos te Barcelona në vitin 2013.

Kompania pretendon se ata humbën në një pjesë të drejtë të tarifës sepse ylli i Neymar u shit për nën vlerën e tij.

Barcelona pagoi 55 milionë euro në atë kohë për të nënshkruar me reprezentuesin brazilian nga Santos, me 40 milionë euro të paguara për familjen e tij.

DIS investoi dy milionë euro në blerjen e një pjese të të drejtave të Neymar kur ai ishte 17 vjeç dhe mori 40 për qind të aksioneve të 15 milionë euro të mbetura nga transferimi.

Dhe ata argumentojnë se duhet të kishin marrë më shumë para.

Avokatët e tij argumentuan se “rregullat e konkurrencës së lirë nuk funksionojnë pasi transferimi nga një klub në tjetrin varet nga vullneti i lirë i lojtarit”.

Neymar mbërriti në Gjykatën Provinciale të Barcelonës dhe është një nga nëntë të pandehurit që do të dalin në gjyq për akuzat e korrupsionit, së bashku me prindërit e tij dhe kompaninë e tyre N&N, e cila menaxhon punët e tij.

Neymar më parë mohoi akuzat për mashtrim dhe korrupsion, por humbi një apel të Gjykatës së Lartë spanjolle në vitin 2017, kështu që gjyqi tani është thirrur nga prokurorët spanjollë.

Sulmuesi duhet të marrë pjesë në ditën e parë të gjyqit dhe ai do të japë dëshmi të premten, por nuk është e qartë nëse ai do të jetë në gjykatë për të gjithë kohëzgjatjen e periudhës dy javore. /Telegrafi/