Telegrafi

Neymar ‘turpëron’ bashkëlojtarët në stërvitje duke ua futur disa herë topin mes këmbëve (Video)

Sulmuesi brazilian, Neymar ka bërë lëvizje të mëdha prej dribluesi në stërvitjen e fundit te Paris Saint-Germain.

Neymar ka treguar edhe një herë që është njëri nga lojtarët me teknikën më të lart në futbollit botëror momentalisht.

Braziliani këtë e ka treguar edhe një herë gjatë stërvitjes së tij të fundit me skuadrën e tij franceze, PSG.

Lexo po ashtu Emery: Lajmet "Neymari te Reali" nuk na tronditin, jemi të fortë dhe po mundohen të na destabilizojnë

Është vet skuadra parisiene që ka publikuar një video, ku Neymar shihet teksa ‘turpëron’ bashkëlojtarët e tij në nxehjet e tyre në stërvitje.

Neymar po tregon formë të lart te PSG-ja (Getty Images)

Ylli brazilian disa herë ua fut në mes të këmbëve bashkëlojtarëve të tij, teksa pjesë e kësaj ‘gjelle’ ishte edhe një personal nga stafi.

Lexo po ashtu Perez i vendosur, ofron Ronaldon plus të holla për ta sjell Neymarin në Real Madrid

Driblimet e Neymarit dhe futja në mes të këmbëve krijoi shumë të qeshura dhe humor pozitiv te skuadra parisiene.

Ndryshe, ylli brazilian është duke u lidhur me një kalim gjatë verës te Real Madridi, ku pjesë e marrëveshjes pritet të jetë edhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/