Sulmuesi brazilian, Neymar ka bërë lëvizje të mëdha prej dribluesi në stërvitjen e fundit te Paris Saint-Germain.
Neymar ka treguar edhe një herë që është njëri nga lojtarët me teknikën më të lart në futbollit botëror momentalisht.
Braziliani këtë e ka treguar edhe një herë gjatë stërvitjes së tij të fundit me skuadrën e tij franceze, PSG.
Është vet skuadra parisiene që ka publikuar një video, ku Neymar shihet teksa ‘turpëron’ bashkëlojtarët e tij në nxehjet e tyre në stërvitje.
Ylli brazilian disa herë ua fut në mes të këmbëve bashkëlojtarëve të tij, teksa pjesë e kësaj ‘gjelle’ ishte edhe një personal nga stafi.
Driblimet e Neymarit dhe futja në mes të këmbëve krijoi shumë të qeshura dhe humor pozitiv te skuadra parisiene.
Ndryshe, ylli brazilian është duke u lidhur me një kalim gjatë verës te Real Madridi, ku pjesë e marrëveshjes pritet të jetë edhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/