Site icon Telegrafi

Neymar trondit Barcelonën: Do të largohem, nëse ai qëndron!

Neymar mund të largohet në fund të sezonit prej skuadrës së Barcelonës.

E gjithë kjo pasi që futbollisti mësohet t’i ketë thënë zyrtarëve të klubit se nuk e dëshiron si pasardhës të Luis Enriques në postin e trajnerit Juan Carlos Unzue.

Kështu së paku ka shkruar sot gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”, e cila ka publikuar një frazë të Neymarit, transmeton Telegrafi.

“Nëse ai qëndron, unë largohem, nuk kam dëshirë që të stërvitem nga një trajner si puna e tij sepse ai nuk e ka eksperiencën e duhur për të marrë në drejtim klubin më të madh në botë”, shkruan “Mundo”, kjo frazë besohet që është thënë nga talenti brazilian.

Luis Enrique do të largohet në fund të sezonit dhe Barcelona po kërkon zëvendësuesin e spanjollit dhe mediat raportojnë se Juan Carlos Unzue, që deri më tani ka kryer punën e asistentit do të zërë vendin si trajner i Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version