Telegrafi

Neymar tregon idhujt, nuk mohon mundësinë të luajë në të ardhmen te Palmeiras

Neymar karrierën e ka filluar te Santos, por duket se skuadra e zemrës është Palmeiras.

Kjo pasi braziliani është rritur duke shikuar këtë skuadër dhe me këtë rast ka zbuluar edhe idhujt e tij.

“Isha një palmeiran. Si i vogël gjithmonë më ka pëlqyer të shikoj Palmeiras. Historia ime me Palmeiras nuk ka zgjatur shumë se isha shumë i vogël”.

“Idhujt e mi ishin Evair, Marcos, Rivaldo dhe Alex. I kam ndjekur ata dhe në fund përfundova duke qenë një Palmeiras për shkak të tyre”.

Braziliani i cili gjatë verës kaloi nga Barcelona në Paris për 222 milionë euro nuk mohoi mundësinë që të luajë në të ardhmen për Palmeiras.

“Nuk e di, askush nuk e din se çfarë do të ndodh nesër, por do të jetë një kënaqësi e madhe”, ka thënë Neymar.

25-vjeçari këtë sezon në Ligue 1 ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar një herë.

Ndeshja e ardhshme e PSG-së është ndaj Dijonit. /Telegrafi/

Neymar duke u stërvitur në qendrën stërvitore të Palmeiras