Sulmuesi brazilian, Neymar tregoi klasin e tij në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Paris Saint-Germain kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
Gjatë 45 minutave të parë në Parc des Princes, ish-sulmuesi i Barcelonës demonstroi aftësinë e tij.
Njëra nga lëvizjet më të mira ishte padyshim një driblim fantastik ndaj belgut Kevin de Bruyne.
Lëvizja erdhi brenda pjesë-fushës së PSG-së, me Neymar që preku lehtë topin dhe e futi në mes të këmbëve të De Bruyne, para se ky i fundi ta rrëzonte me faull.
https://twitter.com/horadel_futbol/status/1387511869682946049
Pjesa e dytë ishte shumë frustruese për brazilianin, i cili u ndëshkua për një faull në Ruben Dias në buzë të zonës së rreptësisë së Cityt.
Neymar ishte i përfshirë në një numër bisedash me gjyqtarin Felix Brych ndërsa ai u përpoq të merrte vendime për të shkuar në favor të PSG. /Telegrafi/
Neymar educando a De Bruyne. pic.twitter.com/kQJqDyNbCA
— FAN10 (@SoyFan10) April 28, 2021