Ndeshja mes Barcelonës dhe Granadas, ishte më shumë se një takim futbolli për Neymarin.
Ylli brazilian së pari u bë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ‘puthjes’ që i dha Ruben Vezos të Grandas teksa ata dy përlesheshin në fushë.
Por, përleshja e tyre vazhdoni edhe pas ndeshjes teksa lojtarët ishin në rrugë për dhomat e zhveshjet, ku ngacmuan njëri tjetrin me fjalë.
Neymar për një moment u tradhtua nga nervat dhe e shtyu lojtarin kundërshtar nga pas teksa ai ecte në shkallë dhe normalisht që filloi kacafytja. /Telegrafi/