Telegrafi

Neymar thumbon RB Leipzigun, pasi PSG kaloi në finale të Ligës së Kampionëve

Neymar përmes Instagramit të tij ka thumbuar Rasenball Sport Leipzigun, pasi që Paris Saint-Germain kaloni në finale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze fitoi ndaj asaj gjermane me rezultat 3-0, gjersa golat u shënuan nga Marquinhos, Angel di Maria dhe Juan Bernat.

“Babai është në finale” – ka shkruar Neymari në Instagramin e tij e publikuar me një foto, derisa ka një tas në dorë me logo të pijes Red Bull.

Kujtojmë se kompania e njohur ka nën pronësi skuadrën gjermane dhe Red Bull Salzburgun.

Por, ky thumbim ishte për RB Leipzigun, që duket se lojtarët e këtyre të fundit kanë pasur një shkëmbim fjalësh gjatë ndeshjes. /Telegrafi/