Neymar e pranon se do të ishte shumë e vështirë për atë të përballej me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
Braziliani duket se ende ndjen dashuri për klubin katalunas pasi përvec se nuk dëshiron përballje me skuadrën spanjolle, ai thotë se vazhdon të jetë në kontakte me shumicën e lojtarëve.
“Do të jetë shumë e vështirë për mua të përballem me Barcelonën në Ligën e Kamponëve”, ka thënë Neymar i cituar nga El Mundo Deportivo.
“Flas me shumicën e lojtarëve të Barces dhe ende më mungojnë, ata janë shokë dhe lojtarë shumë të mirë. Do isha i lumtur të përballesha me ata në këtë drejtim, por jo si klub”.
“E ardhmja? Kam kontratë me PSG dhe do të qëndroj këtu”.
“Arthur Melo? Ai është lojtar i madh”, ka shtuar ylli i njohur brazilian.
Vlen të theksohet se Neymar gjatë kësaj vere ishte i lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madridi, por që duket se e gjitha kjo tani i përket të kaluarës. /Telegrafi/