Superylli i PSG-së, Neymar, ka konfirmuar se do t’i përgjigjet padisë së Barcelonës me luftë në gjykatë.
Lojtari brazilian ka deklaruar me anë të një komunkate zyrtare se është në dijeni për padinë e Barcelonës dhe se do të luftojë ndaj saj në gjyq.
Sipas këtij komunikimi zyrtar nga përfaqsuesit e Neymar, ai pretendon se Barcelona ia kishte borxh bonusin e besnikërisë.
“Ne informojmë të gjithë se Neymar dhe avokatët e tij janë në dijeni për padinë dhe veprimet ligjore të Barcelonës në gjykatën e Barcelonës”.
“Pas njoftimit zyrtar dhe shqyrtimit të kësaj padie nga klubi, dosjet e mbrojtjes zyrtare do të dorëzohen shumë shpejt”.
“Sa i përket bonuseve që Barcelona i kishte borxh për t’i ekzekutuar në bazë të kontratës së vitit 2016, është e nevojshme të informojmë se lojtari tashmë ka inicuar procedurë formale në gjykatën kompetente”, shkruan në komunikatën e Neymar.
Ditë më parë Barca konfirmoi padinë për bonusin e besnikërisë që Neymar e pranoi pas rinovimit të kontratës. Në këtë luftë tashmë kanë hyrë edhe PSG dhe vet lojtari. /Telegrafi/