Telegrafi

Neymar takim të ngrohtë me Messin, braziliani e ngushëllon pas humbjes argjentinasin

Brazili mundi Argjentinën 2-0 në “finalen para finales” të Kupës së Amerikës dhe kështu fitoi ka arritur në takimin e fundit të kësaj gare për kombëtaret.

Ky lloj i zhgënjimit i ka kënaqur brazilianët, ndërkohë që i kaploi hidhërimi rivalët e tyre më të mëdhenj, dhe veçanërisht atyre më të shquar.

Lionel Messi edhe njëherë nuk ka arritur që të fitojë një trofe të vetëm me kombëtaren, me të cilën nuk ka suksese që vlen të theksohet.

Megjithëse ka rivalitet të madh mes kombëtareve, kjo nuk vërehet në mes të dy ish-bashkëlojtarëve te Barcelona.

Lionel Messi dhe Neymar shihen teksa përqafohen në brendi të tunelit me të përfunduar takimi mes këtyre dyja kombëtareve.

Lexo po ashtu Rakitic tregon një cilësi të Messit: Kur ta bën këtë lëvizje, do të thotë se ka humbur interesimin për lojën

Theksojmë se sulmuesi i PSG-së, Neymar po raportohet gjithnjë e më tepër që të rikthehet te klubi kataluanas.

Ndryshe, Brazili në finalen e këtij edicioni do të luajë me Perunë, e cila gjatë orëve të para të ditës së sotme eliminoi në gjysmëfinale Kilin. /Telegrafi/