Telegrafi

Neymar: Do ta ndihmoj Mbappen, sikurse që bëri Messi me mua

Neymar ka thënë se do ta ndihmojë shokun e tij të skuadrës Kylian Mbappente Paris Saint-Germain, sikurse që ka bërë as Messi me të kur ishte te Barcelona.

PSG ka shënuar fitore me rezultat 4-0 ndaj Anderlechtit, me gola e Mbappe, Cavani, Neymar e Di Maria.

Goli i Mbappes, ishte i teti në këtë edicion në Ligën e Kampionëve, ndërsa klubi mori fitoren e 11-të, në 12 ndeshje, përfshirë Ligue 1 dhe Ligës së Kampionëve.

Messi dhe Neymar te Barcelona

Neymar ka folur për formën e Mbappes dhe për ndihmën që do t’i jap francezit sikurse që kishte bërë Messi me të te Barcelona.

Lexo po ashtu Messi nxori nga çorapet një pilulë dhe e futi në gojë, të gjithë po pyesin se çfarë është ajo (Foto/ Video)

“Do të sillem me Mbappen, sikurse që ka bërë Messi me mua”.

“Dua ta ndihmoj atë. Ai është mik i imi”, ka thënë Neymar.

Neymar dhe Mbappe te PSG

PSG do të kthehen të luajën në Ligue 1 në ndeshje me Marseille. /Telegrafi/