Sulmuesi brazilian, Neymar JR ka folur rreth të ardhmes së tij.
Edhe pse flitej për një transferim të mundshëm te Real Madridi, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.
Ka qenë vetë reprezentuesi brazilian që ka folur sa i përket të ardhmes së tij.
Sulmuesi i Paris Saint Germain, ka konfirmuar qëndrimin në Ligue 1 tek skuadra nga kryeqyteti francez.
“Unë do të qëndroj, kam një kontratë me PSG-në dhe do të jem këtu për sfida të reja”.
“Ato që janë shkruar kanë qenë thashetheme ndërsa unë do të vazhdoj të jem pjesë e Parisit pasi vetëm ky klub më intereson momentalisht”, ka deklaruar Neymar.
Braziliani ka folur edhe për Kampionatin Botëror ku kampion doli shoku i tij i skuadrës Kylian Mbappe.
“Mbappe është një fenomen, është një lojtar i madh që ka shkëlqyer në Kupën e Botës”.
“Unë e kam parë çdo ditë se çfarë cilësi ka, jam shumë i lumtur për të që ka fituar Kupën e Botës”, ka thënë Neymar.
“Besoj se Mbappe do të jetë një nga lojtarët më të mirë në botë në vitet e ardhshme. Do të jetë mirë ta takoj përsëri pas pushimeve”, tha Neymar. /Telegrafi/