Neymar është një nga futbollistët më të nxehtë në botën e futbollit.
Pra, super ylli që i kushtoi Paris Saint-Germainit rreth 222 milionë euro është bërë imazh i zinxhirit të kompanisë së modës C&A.
Braziliani ka bërë një foto sesion së bashku me të dashurën, Bruna Marquezinen, teksa dyshja shihet duke marrë poza pa të brendshme.
Ata mund të shihen duke u puthur ndërsa nuk janë në gjendje të mbajnë larg duart nga njëri-tjetri.
Seti fotografik bardhezi është frymëzuar nga romani erotik dhe filmi “Fifty Shades of Gray”.
Kujtojmë se 26-vjeçari është njoftuar me 22-vjeçaren në një ndejë me rastin e karnavaleve në Rio de Janeiro në vitin 2012.
Ndryshe, Neymar pritet të jetë me kombëtaren braziliane në botërorin Rusia 2018 ndërsa spekulohet se do të trasnferohet te Real Madridi. /Telegrafi/