Neymar shpreson që të jetë i aftë në kohë për të luajtur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, nëse Paris-Saint Germain do të eliminojë Manchester Unitedin.
Planet e yllit brazilian duken shumë më bindëse pas fitores 2-0 të PSG-së në Old Trafford të martën, që do të thotë se kampionët francezë në fuqi duket se do të kualifikohen për çerekfinale.
Ata arritën këtë pa Neymarin, i cili ka luftuar me një dëmtim metatarsal që pati në fitoren e muajit të kaluar të Coupe de France kundër Strasburgut.
Megjithatë, Neymar dëshiron të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur dhe mendon se do të jetë i aftë në kohë për raundin e radhës të garës elitare evropiane edhe pse fillimisht u përjashtua për 10 javë.
“Po bëhem më mirë”, ka thënë fillimisht sulmuesi brazilian për emisionin Fui Clear në YouTube.
“Ne kemi bërë tashmë disa trajtime, disa procedura për ta përmirësuar atë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe jemi të kënaqur me përparimin dhe me mënyrën se si gjërat po shkojnë”.
“Nuk mund të pres më të bëj atë që më pëlqen të bëj më së shumti në jetën time, që të luaj futboll”.
“Është tetë deri në 10 javë [periudha e rikuperimit] – kjo është ajo që ne imagjinojmë, prandaj mendoj se 10 javë janë shumë. Po e përshpejtojmë procesin e rikthimi”, përfundoi Neymar. /Telegrafi/