Site icon Telegrafi

Neymar i shpëtoi kartonit të kuq pas goditjes së Witsel me bërryl

(Foto: Screenshot/BT Sport 3)

Neymar i ka shpëtuar ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të cilën Paris Saint-Germaini e zhvilloi në udhëtim te Borussia Dortmundi.

Skuadra gjermane fitoi (2-1) falë talentit Erling Haaland, ndërsa sulmuesi brazilian ka mundur të ndëshkohet për një gjest josportiv.

Në pjesën më të madhe të lojës, futbollisti i PSG-së monitorohej nga Axel Witsel dhe frustrimi i tij shpërtheu në minutat e para të pjesës së dytë.

(Foto: Screenshot/BT Sport 3)

Ishte minuta e 58-të kur mesfushori i Dortmundit u rrëzua pranë vijës ndërkohë që përpiqej ta mbrojë një top nga Neymari që ndodhej prapa tij.

Lexo po ashtu Borussia Dortmund i falet Haalandit, fitore e gjermanëve që lë hapur gjithçka për ndeshjen kthyese

Braziliani u rrëzua mbi të dhe e goditi me bërryl në fytyrë. Wtsel filloi të ankohej, ndërsa Neymar u çua sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

(Foto: Screenshot/BT Sport 3)

Gjyqtari spanjoll, Antonio Miguel Mateu Lahoz, e ndëshkoi 28-vjeçarin me karton të verdhë, ndërsa ky vendim nxiti reagimin e Emre Can, i cili shkoi t’ia shpjegonte gjyqtarit të katërt se cfarë ndodhi, por nuk u mor parasysh.

PSG duhet ta fitojë ndeshjen e kthimit (më 11 mars) në Parc de Princes për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Dortmundit i mjafton çfarëdo fitore, barazimi ose humbja me disavantazh prej një goli, por me më shumë se dy gola të shënuar. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/BT Sport 3/AP)
Exit mobile version