Site icon Telegrafi

Neymar shpërthen pas ndeshjes pasi u ndëshkua me një karton të verdhë: Gjyqtari më kërkoi falje, por është mungesë totale e respektit

Paris Saint Germain ka arritur të fitoj me përmbysje ndeshjen e xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve.

Kryeqytetasit francez triumfuan në Izrael ku ishin mysafirë të Maccabi Haifa me rezultat 1-3.

Leo Messi, Kylian Mbappe dhe braziliani Neymar u përkujdesën për tre golat e kampionit në fuqi të Francës në këtë sfidë.

Kartoni i vetëm i verdhë për parisienët shkoi për brazilianin Neymar, i cili u ndëshkua nga gjyqtari për shkak festës së tij pas golit të shënuar.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak brazilianit i cili është ndalur në zonën mix dhe ka folur duke thënë se gjyqtari i kërkoi falje, por nuk e kupton se përse të ndëshkohet shkaku i festës.

“Sapo takova gjyqtarin dhe fola me të. Më kërkoi falje, por tani kam një karton. Është një mungesë totale respekti për lojtarët. Gjyqtarët duhet të jenë aty për t’i mbrojtur lojtarët”.

“Ajo që më ndodhi sot është shumë e trishtueshme, futbolli po bëhet shumë i mërzitshëm dhe as nuk mund të festosh. Çfarë duhet të bëj? T’iu drejtohem gjyqtarëve apo UEFA-s që të mos më japin karton të verdhë? Nuk e di, është keq dhe mungesë respekti, jo për mua, por për futbollin”, u shpreh Neymar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=wK–qHFsERM&ab_channel=ChampionsLeague

Exit mobile version