Telegrafi

Neymar i shmanget pyetjeve rreth rrahjes me Semedon

Neymar është përfshirë gjatë ditës së sotme në një përleshje fizike me Nelson Semedon.

Kjo ka bërë që të shtohen zërat për një largim të mundshëm të brazilianit prej Barcelonës.

Lexo po ashtu Shikoni të gjitha sherret e Neymarit me bashkëlojtarët (Video)

Por, sulmuesi për herë të parë është shfaqur para mediave, megjithatë i është shmangur pyetjeve rreth incidentit me portugezin.

“Çdo gjë po ecën mirë. Shpresoj se me këpucët e reja të shënoj më shumë gola”, ka thënë Neymar.

Ky i fundit ishte në një fushatë promovuese të kompanisë së atleteve Nike në Miami të SHBA-ve. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Fillon rebelimi i Neymarit – grushton transferimin e ri të Barçës, hedh fanellën në tokë dhe lë stërvitjen i nervozuar (Foto/Video)