Neymar është përfshirë gjatë ditës së sotme në një përleshje fizike me Nelson Semedon.
Kjo ka bërë që të shtohen zërat për një largim të mundshëm të brazilianit prej Barcelonës.
Por, sulmuesi për herë të parë është shfaqur para mediave, megjithatë i është shmangur pyetjeve rreth incidentit me portugezin.
“Çdo gjë po ecën mirë. Shpresoj se me këpucët e reja të shënoj më shumë gola”, ka thënë Neymar.
Ky i fundit ishte në një fushatë promovuese të kompanisë së atleteve Nike në Miami të SHBA-ve. /Telegrafi/