Telegrafi

Neymar shënon gol nga goditja e ‘çmendur’ e dënimit nga një ndërtesë tek tjetra, largësia ishte mbi 40 metra (Foto/Video)

A është kjo goditja më e mahnitshme që keni parë ndonjëherë? E shënoi Neymar nga njëra ndërtesë tek tjetra, ndërsa largësia ishte mbi 40 metra. 

Superylli brazilian, Neymar, dërgoi goditjet e dënimit në një nivel krejtësisht të ri – në të vërtetë në katin e pestë, pasi shënoi një supergol në një shfaqje të emisionit televiziv të Jimmy Kimmel në Shtetet e Bashkuara.

Sulmuesi i Barcelonës ishte në detyrë për të mposhtur ndihmësin e Kimmel, Guillermo, nga një pozicion i largët i topit. Jo shumë e vështirë për një nga futbollistët më të mirë në botë? Vërtetë, por ka pasur një largësi të madhe, përcjell Telegrafi.

Neymar duke u bërë gati për goditjen e ‘çmendur’ të dënimit

Neymar kishte për të goditur nga kulmi i një ndërtese të Bulevardit Hollywood, nëpër rrugët e famshme të Tinseltown dhe në një gol në krye të Teatrit Dolby, plotësisht 40 metra larg dhe pranë Teatrit të famshëm të Kinës Grauman.

Kaq ishte largësia e brazilianit me portierin

Megjithatë, brazilianit iu deshën tre goditje për të shënuar golin, pasi përpjekja e parë goditi murin e ndërtesës, ndërsa tentativa e dytë ishte e dobët dhe mezi arriti në katin e dytë. /Telegrafi/