A është kjo goditja më e mahnitshme që keni parë ndonjëherë? E shënoi Neymar nga njëra ndërtesë tek tjetra, ndërsa largësia ishte mbi 40 metra.
Superylli brazilian, Neymar, dërgoi goditjet e dënimit në një nivel krejtësisht të ri – në të vërtetë në katin e pestë, pasi shënoi një supergol në një shfaqje të emisionit televiziv të Jimmy Kimmel në Shtetet e Bashkuara.
Sulmuesi i Barcelonës ishte në detyrë për të mposhtur ndihmësin e Kimmel, Guillermo, nga një pozicion i largët i topit. Jo shumë e vështirë për një nga futbollistët më të mirë në botë? Vërtetë, por ka pasur një largësi të madhe, përcjell Telegrafi.
Neymar kishte për të goditur nga kulmi i një ndërtese të Bulevardit Hollywood, nëpër rrugët e famshme të Tinseltown dhe në një gol në krye të Teatrit Dolby, plotësisht 40 metra larg dhe pranë Teatrit të famshëm të Kinës Grauman.
Megjithatë, brazilianit iu deshën tre goditje për të shënuar golin, pasi përpjekja e parë goditi murin e ndërtesës, ndërsa tentativa e dytë ishte e dobët dhe mezi arriti në katin e dytë. /Telegrafi/