Telegrafi

Neymar shënon dy gola, Brazili triumfon me rezultat të thellë në udhëtim te Korea e Jugut

Brazili e ka nisur me fitore ndeshjet e muajit qershor.

Kombëtarja braziliane ka arritur të triumfojë me rezultat të thellë 1-5 në udhëtim te Korea e Jugut.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga fillimi e deri në fund nga brazilianët, të cilët vetë pas shtatë minutash lojë gjetën golin e parë.

Sulmuesi i Evertonit, Richarlison e hapi serinë e golave duke shënuar në minutën e shtatë për 0-1.

Hwang Ui-Jo barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 31-të duke ngritur në këmbë tifozët e shumtë korean në stadiumin Seoul World Cup stadium.

Por në minutën e 42-të, sulmuesi brazilian Neymar JR shënoi nga penalltia për 1-2.

Brazili vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë ku shënuan edhe tre gola të tjerë.

Neymar realizoi përsëri nga penalltia për 1-3, derisa Coutinho shënoi 10 minuta para fundit të ndeshjes për 1-4.

Për golin e fundit në ndeshje dhe rezultatin përfundimtar u përkujdes Gabriel Jesus që shënoi në minutën e 93-të për 1-5. /Telegrafi/