Telegrafi

Neymar: Sezoni im më i mirë te Barca

Neymar beson se ai ka arritur të bëjë sezonin më të mirë në karrierën e tij te Barcelonë pas hettrikut ndaj Las Palmas.

Braziliani ishte fundamental me hetrikun e tij të parë në udhëtim që ia siguroi një fitore të rëndësishme Barcelonës.

“Ky është sezon shumë i mirë për mua”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Barcelonës

“Unë mendoj se e kam pasur sezonin tim më të mirë që prej se kam ardhur këtu. Unë nuk e di nëse e kam arritur një nivel të ri, është vështirë të kesh një gjykim të tillë kur je në fushë”.

“Unë gjithmonë kam pasur rol të njëjtë që prej ardhjes time dhe kjo nuk ka ndryshuar. Unë gjithmonë kam marrë përgjegëjsi në këtë ekip dhe të gjithë e dinë rolin e tyre”, u shpreh Neymar.

Neymar mungoi në El Classico, por u tregua mjaft vendimtar në ndeshjet tjera. /Telegrafi/