Portieri i Valencias, Diego Alves, ka mbrojtur yllin e Barcelonës, Neymar.
Neymar është kritikuar shumë për formën e tij, ndoshta për shkak të performancës së tij ndaj Valencias.
“Neymar po vuan nga kritika pa vend, por kjo ndodh në gjithë botën. Fakti se Neymar ose Mezzi shkaktojnë gjëra kontraverse i bën ata të mëdhenj”.
“Ai është mësuar me situata të tilla”.
“Neymar është i qetë. Kam biseduar me të dhe e pashë të qetë”, potencoi Alves. /Telegrafi/