Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Neymar ka pësuar një aksident mëngjesin e ditës së sotme.
Ylli i Barcelonës ka pësuar aksident duke shkuar në grumbullim me skuadrën e cila ishte duke e pritur atë për të udhëtuar drejt San Sebastianit ku do të përballet me Real Sociedad.
Sipas asaj që ka raportuar Marca, stafi i Barcelonës ka mbërritur shpejtë në vendin e ngjarjes për të parë situatën e Neymarit.
Neymar kishte fillimisht një tronditje pas aksidentit, mirëpo ai ka marrë vetën dhe ka udhëtuar me ekipin drejt San Sebastian për ndeshjen e radhës.
E përditshmja spanjolle Marca ka njoftuar se Neymar është në gjendje të mirë dhe pritet të luajë sonte, mirëpo makina e tij duhet të riparohet pasi është dëmtuar. /Telegrafi/