Site icon Telegrafi

Neymar i përgjigjet Rodrit pas komenteve ngacmuese që bëri ai për Viniciusin

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, ka dhënë mendimin e tij të sinqertë për rivalin e Topit të Artë, Vinicius Junior, por Neymar nuk ishte i lumtur me komentet e tij.

28-vjeçari u shpall zyrtarisht lojtari më i mirë në botë të hënën e 28 tetorit kur fitoi Topin e Artë në Paris.

Kjo erdhi si një befasi pasi ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ishte cilësuar gjerësisht si favoriti kryesor për ta marrë këtë çmim.

Rodri ka qenë jashtë fushave që prej se pësoi një lëndim të rëndë në gju në barazimin 2-2 ndaj Arsenalit më 22 shtator.

Lexo po ashtu Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Tani, spanjolli ka folur për debatin që u shkaktua rreth Topit të Artë, teksa pati një këshillë për Viniciusin.

“Unë mendoj se ai është një djalosh i zgjuar dhe me kohën do ta kuptojë se kur fokusohet më shumë në fushë, ai do të jetë më i mirë”.

“Sportistët nuk janë vetëm për atë që përfaqësojnë në fushë, por edhe jashtë saj”, ka thënë Rodri për El Larguero.

Ky koment i Rodrit për Vinicius duket se nuk i ka pëlqyer aspak bashkëvendasit të këtij të fundit, Neymar Jr.

Ylli i Al Hilalit ka komentuar në një postim në Instagram: “Ai është bërë një folës tani” – duke i dalë në mbështetje Viniciusit./Telegrafi/

Exit mobile version