Site icon Telegrafi

Neymar përflitet për një lidhje sekrete me të fejuarën e shokut të tij, Kevin Trapp

Edhe pse kampionati francez është mbyllur për shkak të një vendimi të qeverisë, Paris Saint German ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kampionëve në gusht.

Megjithatë, në dhomat e zhveshjes ka bërë bujë një aludim që ka të bëjë me me brazilianin, Neymar.

Ai tashmë është i fejuar me Bruna Marquezine, por që sipas revistës “Chi” raportohet se ka pasur një raport të fshehtë me modelen braziliane Izabel Goulart, gjatë kohës që kjo e fundit jetonte në kryeqytetin francez.

Neymar dhe Izabel Goulart

Në atë kohë, Goulart ndodhej në Paris për të shoqëruar të fejuarin e saj, portierin gjerman Kevin Trapp, i cili ishte shok skuadre me Neymar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Neymar

“Askush nuk flet, por natën në Paris në një sekret të madh ka lindur një çift i bujshëm. Ai futbollisti i famshëm i PSG-së, Neymar dhe ajo bukuroshja e njohur braziliane Izabel Goulart”.

“Mëkat që të dy janë fejuar me persona të tjerë. Ajo në veçanti, që është prej kohësh në krah të portierit gjerman Kevin Trapp, ish shok skuadre i Neymar, që është rikthyer të luajë në Bundesligë”, ka shkruar revista “Chi”.

Sidoqoftë, duhet të presim në vazhdim për të sqaruar se si qëndron e vërteta e gjithë kësaj historie. /Telegrafi/

Exit mobile version