Janë bërë të ditura detajet e shumës që përfitoi Neymar në sezonin e tij të parë te Paris Saint-Germaini, ndërsa shifrat janë të pabesueshme.
Në bazë të një raporti, në të cilin Marca ka pasur qasje, sulmuesi brazilian ka përfituar plot 400 milionë euro në sezonin e tij të parë në Francë, falë kontratave të shumta komerciale dhe ndikimit global që pati kur kaloi në Paris.
Shumën e raportuar në detaje nga El Mundo, PSG e ka mbrojtur duke theksuar se transferimi i brazilianit ka qenë një investim.
“Do të fitojmë më shumë para nga Neymar sesa kemi shpenzuar”, kishte deklaruar presidenti i klubit, Nasser Al Khelaifi, në ditën e prezantimit në vitin 2017.
Asokohe, pas vetëm dy orësh, dyqani i klubit përfitoi gjysmë milion euro nga shija e fanellave. Po ashtu, nga PSG kanë thënë se pa prezencën e Neymar, nuk do të arrinin marrëveshje luksoze me brendet, si Replay apo Nike Jordan. Njëherësh, rrjetet sociale të klubit prekën majat.
Audienca televizive u rrit për 25 për qind në sezonin e parë në Francë, ndërsa Disney Channel i ka blerë të drejtat për t’i transmetuar ndeshjet e Ligue 1 në Brazil, të cilat transmetohen përmes ESPN dhe Fox Sports.
“Arritja e Neymar padyshim që i dha një tjetër dimension PSG-së dhe ligës franceze. Ndeshja e tij e par është ndër më të shikuarat në histori të futbollit”, ka deklaruar Yoann Godin, drejtori i zhvillimit ndërkombëtar të Ligue 1.
Në Paris thonë se arritja e Brazilianit e ka bërë PSG-në klubin e dytë më fitimprurës në botë duke u bazuar në një studim të Deloitte që i pozicionin parisienët ndër pesë klubet më të fuqishme në planet.
Për më shumë, Lionel Messi nuk do të ishte transferuar te klubi francez pa prezencën e Neymarit, kurse me arritjen e superyllit argjentinas po ashtu do të shkojë në një dimension më të lartë kampionati francez. /Telegrafi/